Nismës i bashkohet regjisori Ben Apolloni
Nismës Socialdemokrate nga sot i është bashkuar edhe regjisori i njohur, Ben Apolloni.
Në mjediset e selisë qendrore, mirëseardhje Apollonit i kanë uruar kryetari Limaj, sekretari Sherifi dhe kryetari i degës sonë në Kaçanik, Agim Çaka.
Kryetari Limaj falënderoi regjisorin e njohur që ka zgjedhur Nismën Socialdemokrate për ta dhënë kontributin e tij profesional.
Ai tha se Nisma i ka dyert të hapura për të gjithë ata që vlerësojnë se mund ta japin kontributin e tyre në shërbim të vendit.
“Te Nisma Socialdemokrate ju do ta keni gjithë hapësirën dhe mbështetjen e nevojshme. Nisma është parti e cila u rri afër njerëzve. Ne po tregojmë shembull se si qeveriset, si në nivel qendror, ashtu edhe në atë lokal”, tha Limaj.
Ben Apolloni ka mbaruar studimet për regji teatri dhe master për regji filmi në Universitetin e Prishtinës.
Ka qenë për dy vjet anëtar i bordit të Qendrës Kinematografike të Kosovës (mars 2011 – shtator 2013) dhe nga janari deri në qershor 2016, zv/kryeredaktor e më pas kryeredaktor i revistës “Plisi” në Cyrih të Zvicrës, deri në shtator 2016.
Ka realizuar disa filma të shkurtër si regjisor e skenarist, të shpërblyer me çmime të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare si dhe disa shfaqje nëpër teatro të ndryshme në Kosovë e Maqedoni.