Nismës i pëlqen Hoti kryeministër

24 prill 2020 | 09:46

Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se i nominuari i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Avdullah Hoti, është një figurë e njohur në Kosovë dhe ka një përvojë të gjatë në skenën politike. “Hoti nuk është figurë e re dhe e panjohur. Ai është i njohur dhe ka një përvojë të gjatë dhe nuk kam çka i shtoj më shumë figurës së tij. LDK nuk e ka vetëm Hotin. Ka pasur  edhe propozime të tjera, por është përcaktuar për të, pasi ka marrë të drejtën për ta propozuar mandatarin e ri”, ka thënë ai në “Klan Kosova”.

“S’kemi vërejtje në këtë pikë pasi është e  drejtë e LDK-së”, ka thënë ai.

Sherifi ka thënë që tani nuk mund të flasë për gjërat që janë dakorduar me LDK-në për formimin e qeverisë së re. “Nuk mund tani të them asgjë konkrete, pasi Limaj është në kontakt me mandatarin, deri sot ka qenë me Mustafën. Janë çështje që do të diskutohen brenda dhe do të bëhen publike pasi të arrihet marrëveshja”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një shkrim publikuar në…