Nismës në Gjilan i bashkohen dhjetëra qytetarë
05 prill 2018
| 21:39
Nismës Socialdemokrate në Gjilan të enjten i janë bashkuar dhjetaëra qytetarë të lagjes Arbëria.
Ky subjet me këtë rast ka themeluar edhe nëndegën e saj në këtë lagje.
Kryetar i kësaj nëndege është zgjedhur Blerim Hajdari.
Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të Nismës në Gjilan është thënë se ky subjekt çdo ditë po i forcon radhët e saj.
“Qytetarë të shumtë të Gjilanit po i bashkohen subjektit tonë, duke e parë të vetmin që në qendër të vëmendjes e ka mirëqenien e qytetarëve. Sonte radhëve tona ju bashkuan, dhjetëra qytetarë, ku dhe formuam nëndegën në lagjen Arbëria”, është thënë në njoftimin e Nismës Socialedemokrate në Gjilan.
Pos kryetarit është zgjedhur edhe kryesia e nëndegës e përbërë nga nëntë anëtarë.