Nismës në Malishevë i bashkohen qindra anëtarë të rinj
Qindra anëtarë të ri i janë bashkuar Nismës Socialdemokrate në Malishevë.
Në një tubim madhështor të mbajtur në Sallën e Kulturës në këtë qytet në sallën e stërmbushur me njerëz, mirëseardhje aderuesve të ri iu ka uruar, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
Lideri i Nismës tha se sot subjektit që ai e drejton po i bashkohen djem e vajza, burra e gra të cilët janë të gatshëm të kontribuojnë për Malishevën dhe Kosovën.
“Nga sot ne ndihemi me të fuqishëm dhe të gatshëm për detyrat që na presin. Mirë se keni ardhe në shtëpinë tuaj politike dhe ky është një fuqizim dhe rrugëtimi ynë nuk ka të ndalur për të kryer punë të mira e të mbara”, ka thënë Limaj të enjten në Malishevë.
Projekti pesëvjeçar i Nismës Socialdemokrate, sipas tij, tregon më së miri sa ka qenë vendim i drejtë vendimi ynë për të ecur bashkë.
“Qytetarët e Malishevës në momentet më të vështira politike u rreshtuan dhe morën vendimin më të rëndësishëm për Malishevën, fshatrat për të kaluarën dhe të ardhmen”, ka shtuar Limaj.
Më tutje, kreu i Nismës ka thënë Malisheva ka qenë e shtypur e lënë pasdore nga rexhimi i kaluar.
Kjo komunë, sipas tij, e shkatërruar nga lufta është rindertuar dhe fuqizuar si asnjëherë më parë krejt kjo, sipas tij, falë qeverisjes komunale në dy mandatet e fundit.
Transformimi i kësaj komunë, thotë Limaj, ka një emër dhe ka bartës. Këta bartës, sipas tij, janë kryetari i komunës, drejtorët komunal dhe asamblistët e Nismës.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, ka përmendur me pas projektet kapitale për këtë komunë dhe planifikimet për të ardhmen.
“Prandaj jemi angazhuar për t’ia krijuar tranzitin Malishevës dhe nesër do të fillojë faza e dytë dhe po përgatitemi për të bërë unazën, dhe nuk ka më maune me u fute në qendër, por do të shkojnë në transit pa e pengu qytetin. Javën e ardhshme ministri i Arsimit bashkë me kryetarin e komunës do të vendosin gurthemelin e shkollës më të bukur që ka pas ndonjëherë Malisheva. Unë dua qe Malishevës t t’ia ndryshojmë pamjen dhe brenda katër viteve të ardhshme do të jetë qyteti me simpatik në Kosovë”, ka theksuar Limaj.
Ai ka thënë se jo shumë larg do të përfundoj dhe Parku i Biznesit në Malishevë duke paralajmëruar kështu ardhjen e investitorëve nga diaspora.
“Sot mundësia dhe garancia me ecë përpara ka një emër dhe ai emër është Nisma Socialdemokrate. Malisheva është rreshtuar moti dhe drejtë në Nisma Socialdemokrate”, ka përfunduar Limaj.
Kryetari i Nismës dega në Malishevë, njëherësh kryetar i komunës së Malishevës, Ragip Begaj, tha se Nisma në Malishevë koalicionin e vetëm e ka me qytetarët e vendit.
Ai tha se është dhe do të mbetet gjithmonë në shërbim të qytetarëve të kësaj komune.
Ai falënderoi për besimin që në vazhdimësi Malisheva po i jep Nismës.
Për anëtarët e ri tha se janë krahët e Nismës duke thënë se do ta kenë gjithë hapësirën e nevojshme.
Ndryshe, Nisma ka prezantuar aderime të shumta ditëve të fundit edhe në Prizren, Ferizaj, Gjakovë dhe Kaçanik.