
Nismës në Malishevë i bashkohet një anëtar i PDK-së
06 janar 2021
| 16:58
Partisë së Fatmir Limajt të mërkurën i është bashkuar edhe një anëtar i PDK-së në Malishevë. Bëhet fjalë për profesorin e njohur në Qendrën e Kompetencës, Zenel Berisha.
I sapoaderuari në Nismën Socialdemokrate, Zenel Berisha, ka thënë se ndihet i lumtur që është bërë pjesë e Nismës dhe se është tejet i motivuar që do të jetë krah njeriut të vetëm në skenën politike që sot po mbron vlerat tona kombëtare, Fatmir Limajn.