Nismës Socialdemokrate i bashkohen dy anëtarë të rinj
21 gusht 2019
| 17:50
Mevlide dhe Bujar Kastrati, magjistër të shkencave të ekonomisë, kanë zgjedhur Nismën Socialdemokrate për të dhënë kontributin e tyre profesional.
Ata të mërkurën janë pritur në takim nga kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, i cili iu ka uruar mirëseardhje dy anëtarëve të rinj nga komuna e Kamenicës.
Krasniqi, ka thënë se Kosovës më së shumti i duhet projekti socialdemokrat i Nismës.
Ndërsa, Mevlide dhe Bujar Kastrati, kanë falënderuar Nismën Socialdemokrate, e cila sipas tyre ua ka hapur derën dhe ia ka dhënë mundësinë për të qenë aktiv në politikë.
/Epoka e re/