Nismës Socialdemokrate i bashkohet Bekim Brestovci
Nismës Socialdemokrate sot i është bashkuar afaristi i njohur nga diaspora, Bekim Brestovci.
Në një konferencë për medie, në të cilën është bërë publik aderimi i Brestovcit, lideri i Nismës Fatmir Limaj, ka thënë se ky subjekt politik ndihen i nderuar që po i bashkohet një personalitet i rëndësishme.
“Për ne sot është një ditë e rëndësishme, sepse po na bashkohet në rrugëtimin tonë politik një personalitet i rëndësishëm, një person jo vetëm që po i kthehet Kosovës dhe politikës së Kosovës, por po kthehet fuqishëm për të dhënë kontributin e vet në Nismën Socialdemokrate. Fjala është për Bekim Brestovcin nga Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane. Një intelektual i ri që për një kohë të gjatë ka jetuar dhe vepruar në Gjermani, një njeri i cili është përkushtuar nga dita e parë në diasporë për ta organizuar diasporën”, ka thënë Limaj
Kurse, Brestovci ka thënë se sot po nis një etapë të re në jetën e tij politike. “Sot natyrisht është një ditë e veçante për mua, sepse sot me Nismën Socialdemokrate po nis një rrugë të re të jetës sime, e ajo është kyçja ime në polikë”, ka thënë Brestovci.
/Epoka e re/