Nissan së shpejti me veturë elektrike të përballueshme
28 gusht 2018
| 14:00
Kompania japoneze Nissan ka nisur prodhimin e një veture të re elektrike të dizajnuar për klientët kinezë, si një nga dhjetëra automjete elektrike të planifikuara më të lira për tregun e tyre më të madh.
Sedani Sylphy Zero Emission, bazuar në Nissan Leaf, është një nismë e përbashkët mes Nissan Motor dhe partnerit kinez Dongfeng Motor Group.
Modeli i ri elektrik kushton 25.850 dollarë, në sajë të subvencioneve shtetërore, që është pak më shumë se gjysma e çmimit të versionit kinez të modelit Leaf, raporton “AP”.
Sylphy ZE mund të kalojë rreth 338 kilometra me bateri të ngarkuar plotësisht. Ky model ka motorin elektrik prej 109 kuajfuqi dhe mund të arrijë shpejtësinë maksimale deri në 144 km/h.