Nita Rakovica, policja e parë shqiptare në Zelandën e Re
Nita Rakovica është shqiptarja e parë oficere police në Zelandën e Re. Nita bashkë me familjen u vendos në Zelandën e Re në tetor të vitit 1999 kur sapo kishte mbushur 5 vjet. Ishin këto ardhje të familjeve kosovare që kishin përjetuar gjenocidin e shteti serb në tokat e tyre stërgjyshore.
Si të gjithë fëmijët shqiptarë të moshës shkollore bashkë me ta edhe Nita shpejt mësuan gjuhën dhe u adaptuan mjedis të ri. Shumë prej tyre kanë kryer studimet në universitetet prestigjioze të Auckland-it dhe punojnë gjithandej Zelandës së Re.
Nita pas mbarimit të Kolegjit për oficere policie me sukses veshi uniformën dhe komfor ligjeve e rregullave të punës kryen detyrën në ruajtjen e rendit në qytetin e Auckland-it.
Në bisedë me Nitën, tha: “Jam e kënaqur me punën dhe krenare me uniformën e policit në shtetin e rregullit e qetësisë, ku jetojnë kultura e raca të ndryshme në harmoni të plot, shtetit ku u rrita, shtetit që na dha dorën e ndihmës kur patëm më së shumti nevojë”.