Nitaj: Albin Kurti po viktimizohet me mjeshtëri
25 mars 2020
| 15:05
Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj ka vlerësuar se kryeministei Albin Kurti po viktimizohet me mjeshëri në seancën e sotm.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar së populli vetëm viktimat i mbështet.
“Albin Kurti po viktimizohet me mjeshtri. Bravo i qofte, se ky popull veç viktimat i mbeshtet, sepse edhe vet eshte viktime!
Por ai po thote plot gjera te pasakta. Me duket e papjekur e me pasoja te thuhet se ‘Ne Shtepine e Bardhe, shampanja eshte gati veç po lypet edhe gjaku’! Te ngjashme ndegjohen ne Kore, Iran e ne Dumen Ruse. Qofsha gabim une e Ishalla ti e din çka po thua, por mua po me duket qe ke shku shume larg o burre!”, ka shkruar ai.