Nitaj: E dhimbshme, Kuvendi nuk mundi t’i votojë gjyqtarët e Kushtetueses

23 maj 2018 | 14:28

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj, ka kritikuar kolegët e tij deputetë që në seancën  e fundit nuk kanë arritur t’i zgjedhin gjyqtarët e ri të Gjykatës Kushtetuese.

Në profilin e vet në “Facebook”, Nitaj ka shkruar se në këtë mënyrë po rrezikohet funksionimi i kësaj gjykate.

“E dhimbshme që parlamenti nuk mundi t’i votojë gjyqtarët e ri të Gjykatës Kushtetuese, duke bërë kështu që të rrezikohet funksionimi i kësaj Gjykate!

Nuk janë votuar edhe plot borde e komisione nga të cilat do të varej funksionimi normal i shtetit e i mekanizmave të tij. Në vend të kësaj janë kërkuar katër debate për tema të ndryshme, rezultati i të cilave edhe pas përfundimit do të jetë ‘nul’”, ka shkruar Nitaj.

Ai ka theksuar se nëse opozita e djeshme e kishte bërë Kuvendin e Kosovës ‘gaz me gaz’, kjo e sotmja po e bën gazin e botës me debate e interpelanca që jo rrallë nuk janë as në mandatin e tij.

 

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nxënësit e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Fehmi Agani”…