Nitaj: Edhe po të shkojmë në zgjedhje, situata do të mbetet e njëjtë
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj, ka thënë se situata politike në të cilën ndodhet Kosova nuk do të ndryshonte edhe nëse vendi shkon në zgjedhje të reja.
“Edhe 100 herë mund të mbajmë zgjedhje dhe situata do të mbetet po kjo që është. Nuk është bllokuar procesi për shkak të zgjedhjeve, por për shkak të vetëdijes që e kemi. Ne nuk mund të ndërrojmë brenda natës. Do t’i mbeteshim të njëjtit edhe pas zgjedhjeve. Bile edhe Hashim Thaçi, për të cilin po bëhet gjithë kjo lëmë, do të mbetet president. Kishte një shans që Kuvendi ta disiplinonte, por nuk e bëri. Inshallah po u kthehet mendja e humbur deputetëve dhe po e kuptojnë rëndësinë e këtij procesi”, ka thënë Nitaj për “Epokën e re”.