Nitaj i del në mbrojtje Time Kadriajt për listat e veteranëve
17 shtator 2018
| 19:23
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Muharrem Nitaj nga radhët e Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës i ka dal në mbrojtje bashkëpartiakes së tij Time Kadrijaj pas publikimit të emrit të saj në listat e veteranëve të rrejshëm të cilat u bën publike dje.
Nitaj përmes një reagimi në profilin e tij në “Facebook”, ka shkruar se ajo ka bërë shumë për Kosovën dhe ka dal në mbrojtjen e tij.
Ky është postimi i plotë i tij:
Ju, edhe mund të mos pajtoheni me të sotmen e saj, por asaj nuk mund t’ia shlyeni të djeshmën! Ajo ka bërë aq sa mund të bëjnë bijtë e bijat më të mira këtij vendi, të vihen në mbrojtje të tij!
E keni respektin tim për çka keni bërë për lirinë e këtij vendi, Time Kadriaj! .