
Nitaj jep dorëheqje nga pozita e zëvendësministrit
20 dhjetor 2017
| 15:05
Muharrem Nitaj ka dhënë dorëheqje sot nga detyra e zëvendësministrit të Arsimit.
Nitaj ka njoftuar se dorëheqjen ia ka paraqitur kryeministrit Ramush Haradinaj, pasi ai tani është deputet i AAK-së në Kuvendin e Kosovës.
Njoftimi i plotë i Muharrem Nitaj në llogarinë e vet në “Facebook”:
I kam paraqitur Kryeministrit dorëheqjen time nga detyra e Zv/Ministrit të Arsimit dhe e kam falënderuar për besimin dhe bashkëpunimin e deritashëm. Sot kam bërë regjistrimin për deputetet të Kuvendit të Kosovës, me çka kam marrë përsipër përfaqësimin në Kuvend të mijëra votuesve të mi!Edhe një herë faleminderit për besimin e dhënë!MN