Nitaj jep lajmin e mirë: Hiqet masa ndëshkuese që automjeti i blerë të regjistrohet nga e para
24 shtator 2018
| 13:23
“Në Grupin Punues për Ligjin e Automjeteve, kalon iniciativa për plotësim-ndryshimin e Ligjit dhe hiqen masat ndëshkuese ndaj qytetarëve që sipas ligjit aktual, automjetin e blerë duhet ta regjistrojnë nga e para!”, ka shkruar deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ai ka thënë se shumë shpejt, ata me bartjen e pronësisë e bartin edhe regjistrimin pa pasur nevojë të paguajnë taksa shtesë.
“Deputetët në shërbim të qytetarit, ky është misioni i tyre!”, ka shkruar Nitaj.
/Epoka e re/