Nitaj kërkon ndërprerjen e tryezave të partive politike

22 maj 2018 | 21:33

Deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka dalë kundër mbajtjes së tryezave të partive politike.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se më e mira është të mos mbahen hiç tryezat e partive politike.

Postimi i plotë i Nitajt:

Kundër “Tryezës së partive politike”!

Kjo “Tryeza e partive politike” është bërë si Darka e Lamës, ku secilit i bjen të presë e të shkojë tek secili!

Tjetër gjë nuk mund të pritet prej saj, sepse babëzia politike e ka vrarë arsyen, qoftë edhe për të biseduar, e lere më për tu marr vesh!

Prandaj më e mira është të mos mbahen hiç!

MN

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nisma Socialdemokrate dhe PSD janë shprehur kundër që presidenti i…