Nitaj: Konjufca, Sejdiu dhe Abrashi ishin pjesë e AAK-së
03 maj 2018
| 22:17
Deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj ka thënë se AAK-ja ka qenë një kohë “trampolinë” që i ka dhënë shumë aspektit politik, duke thënë se shumë figura të njohura që sot janë në parti të ndryshme fillimisht kanë qenë pjesë e AAK-së.
“Fatmire Kollqaku, Glauk Konjufca, Dardan Sejdiu, Arban Abrashi e shumë të tjerë kanë qenë fillimisht pjesë e AAK-së”, ka thënë Nitaj.
Ai ka përmendur edhe çështjen e demarkacionit duke thënë se kufiri do të ndryshojë dhe po ashtu edhe marrëveshja në mes presidentit Thaçi dhe presidentit Vujanoviq.
“Nuk do të jetë një proces i lehtë. Procesi do të jetë i vështirë, por unë besoj që do të ketë ndryshime në vijën kufitare”, u shpreh Nitaj.