Nitaj: Kryeministri në detyrë mund të kërkojë ndihmë nga FMN-ja, jo nga diaspora
12 prill 2020
| 22:45
Nënkryetari i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka reaguar ndaj kërkesës së kryeministrit në detyrë Albin Kurti, që mërgata ta ndihmojë Kosovën me mjete për tejkalimin e situatës me Covid-19.
Ai ka thënë se Qeveria dhe Parlamenti duhet ta riorientojnë buxhetin e shtetit për mirëmbajtjen e popullatës në kohë krize, e jo të kërkojnë lëmoshë.
“Kryeministri, edhe në detyrë qoftë, mund të kërkojë ndihmë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar e jo nga diaspora. Ajo i ka hallet e veta dhe edhe ashtu vështirë po vjen e po komunikon me atdheun e vet”, ka shkruar Nitaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/