Nitaj me fjalë të mëdha për Daut Haradinajn: Do t’i mbetet besnik vendit për të cilin ka luftuar

16 dhjetor 2024 | 12:41

Zyrtari i lartë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj, ka bërë thirrje që në zgjedhjet e 9 shkurtit të votohet Daut Haradinaj.

Këtë të fundit, Nitaj e ka përshkruar si luftëtar besnik për Kosovën dhe i cili asnjëherë nuk dorëzohet.

“Kisha dëgjuar që Daut Haradinaj ishte një luftëtar i zoti. I admiroja djemtë si ai, sepse liria kërkonte trima e Kosova ushtarë. Ai duhet të ketë qenë shumë i ri e unë boll i pjekur kur e pata takuar për herë të parë në vjeshtën e vitit 1997, ai si pjesëtar i UÇK-së e unë si gazetar i BBC. Ai në pritë e i armatosur, e unë në detyrën time për të përhapur lajme se si po zgjohej Kosova kundër hasmit. Ai e dinte pse dhe kë e kishte ndaluar, e unë e mësova pak minuta më vonë se ai kishte qenë Davidi i UÇK-së. Ishte hera e parë që UÇK-ja po dilte publikisht në Rajonin e Dukagjinit e unë i dehur nga gëzimi që i pari po e jepja këtë lajm, që për pak orë pati marrë dhënë. Ishte fuqia e BBC-së. Me Dautin jemi bërë miq më vonë, duke qenë edhe kolegë në Parti e në Parlament”.

“Padyshim një politikan serioz e përgjegjshëm, konsistent e i pakompromis në mbrojtje të vlerave e interesave të vendit të vet. Natyrisht s’ka si të jetë ndryshe sepse gjaku nuk bëhet ujë. Ai që njëherë ka luftuar për vendin e tij, gjithmonë do t’i mbetet besnik atij, pavarësisht se në cilin front është! Dauti është 50-shi në frontin e radhës!”, ka shkruar Nitaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i Bayer Leverkusenit, Florian Wirtz raportohet se ka vendosur…