Nitaj: Mos pafsha kësi legjislature

22 gusht 2019 | 12:33

Ish-deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj, pas shpërndarjes se kuvendit, ka deklaruar se mos i raftë Kosovës me e harru Legjislaturën e VI.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar që me këtë përbërje mos e paftë kuvendin herë tjetër, duke shtuar se në këtë legjislaturë kishte shumë fjalë e pak ide

Postimi i plotë i Nitajat:

MOS NA RAFTË ME E HARRUE KËTË LEGJISLATURË TË KUVENDIT

Përfundoi një legjislaturë e Kuvendit, që me këtë përbërje, mos e pafsha herë tjetër!

Një legjislaturë ku kishte shumë fjalë e pak ide!

Një legjislaturë ku kishte çdo gjë por jo kulturë debati!

Ku shumë prej deputetëve e kishin veç një detyrë, me e shpërfëtyru Kuvendin!

Kjo është pjesa që mos na raftë me e harrue!

Por në këtë legjislaturë kishte edhe diçka historike.

Falë, veç vendosmërisë së Kryeministrit Ramush Haradinaj, unë e kolegët e mi deputetë ishim me fat që e votuam Ushtrinë e Kosovës, që e votuam Statutin e Trapçës, që nuk dham votë kurrë për degradimin e shtetit dhe që luftë bëmë për ta penguar copëtimin e Kosovës!

I dham fund për një fillim të ri!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Albin Kurti Pasi ra qeveria, u shpërnda edhe Kuvendi.…