Nitaj nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi me Trainkos-in dhe Uniteti-n

19 shkurt 2021 | 15:47

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Muharrem Nitaj, sot ka nënshkruar dy marrëveshje mirëkuptimi për subvencionimin e dy ndërmarrjeve publike, me Trainkos-in dhe Uniteti-n.

Kryeshefat e ndërmarrjeve, Gelor Shala i Trainkos-it dhe Gazmend Morina i Uniteti-t, e kanë njoftuar Ministrin Nitaj për afarizmin e ndërmarrjeve të tyre dhe kanë shprehur mirënjohjen e tyre për mbështetjen e dhënë nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit.

Kryeshefi i Kompanisë së Pastrimit nga Mitrovica, Gazmend Morina po ashtu e njoftoi Ministrin Nitaj për vështirësitë që kanë punëtorët në kryerjen e punëve, si pasojë e teknikës së vjetërsuar me të cilën punojnë dhe borxhet që ka ndërmarrja ndaj ATK-së, të trashëguara ndër vite.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli,…