Nitaj: Një pjesë e spektrit politik i fërkojnë duart për dështimin e Kurtit

27 shkurt 2023 | 12:44

Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka thënë se e kupton që një pjesë e spektrit politik i fërkojnë duart për dështimin e Albin Kurtit në dialog.

“E kuptoj që një pjesë e spektrit politik në Kosovë i fërkojnë duart për dështimin e Albin Kurtit dhe e presin me padurim rënien e tij. Ndoshta ai edhe i ka plotësuar të gjitha kushtet që të mos jetë më kryeministër i vendit, por dështimi i tij në arritjen e marrëveshjes me Serbinë, nuk do të ishte dështim vetëm i tij, por dështim edhe i Kosovës”, ka shkruar Nitaj në “Facebook”.

Ai ka theksuar se zërat kundër propozimit franko-gjerman nuk e ndihmojnë as Kosovën e as Albin Kurtin.

“Është mirë që këtë ta kuptojnë së pari militantët e tij, e më pastaj edhe kundërshtarët. Në politikë ndonjëherë është e nevojshme ta tradhtosh ose vendin ose elektoratin. De Gol ka thënë se do ta preferonte tradhtinë ndaj elektoratit”, ka shkruar Nitaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja U17 e Kosovës në hendboll të hënën në mëngjes…