Nitaj: Pajtohem me Kurtin kur thotë se Ujmani ishte tokë para se të bëhej liqe
Nënkryetari i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka thënë se me kryetarin e LV-së, Albin Kurti nuk pajtohet për shumë gjëra.
Por ai ka bërë me dije se pajtohet me Kurtin kur thotë se Liqeni i Ujmanit, përpara se të bëhej liqe artificial ishte tokë.
“Unë nuk pajtohem me Albin Kurtin për plot gjëra, por kur thotë se Liqeni i Ujmanit, përpara se të bëhej liqe artificial ishte tokë, është i saktë. Dhe në atë tokë jetonin njerëz që janë zhvendosur prej aty dhe kjo ka ndodhur shumë vonë e nga dora e njeriut e jo në historinë gjeologjike të Planetit!”, ka shkruar Nitaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Kurti dje kishte se thënë se Liqeni i Ujmanit është pasuri e Kosovës në të cilën Serbia assesi nuk mund të marrë hise.
“Ujmani nuk është pasuri natyrore por liqe artificial. Ujmani është pasuri, sepse është pasuri e Kosovës; jo pasuri natyrore, sepse i ndërtuar nga dora e njeriut. Ujmani nuk është ujë, Ujmani është tokë, sepse njëherë është tokë e pastaj ujë. Ujmani është tokë e mbushur me ujë”, ka thënë Kurti.