Nitaj për LDK-në dhe LV-në: Erdhën, e shanë Qeverinë dhe ikën. Kjo ishte detyra e opozitës sot!
Nuk është mbajtur sot seanca e jashtëzakonshme në të cilën ishte paraparë të mbahet debat parlamentar bazuar në kërkesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LV) për politikën e jashtme.
Seanca u shty për shkak të mosprezencës së ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli.
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se LDK-ja dhe LV-ja e dinin se nuk do të mbahej kjo seancë.
Sipas tij këto dy parti veçse sa erdhën për ta sharë Qeverinë dhe pastaj ikën, raporton “Epoka e re”.
“E dinin që s’mbahej mbledhja. Erdhën, e shanë Qeverinë dhe ikën. Thanë pse nuk ka ardhur kryeministri,e ai as që ishte thirrur në këtë seancë. Kjo ishte detyra e opozitës sot!!! E jona është që t’i kalojmë edhe metrat e fundit për t’u bërë pjesë e Interpolit dhe t’i kapërcejmë edhe pengesat enorme për liberalizimin e vizave!”, ka shkruar deputeti Nitaj.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10218046999831421&set=a.4337774727434&type=3&eid=ARD_Tbx4fyKb0zG8b6OqAo2vIl7DoQ6M_vWggqWcAcTm5SOJjBKWQI0Gip2kmI4IAf3vCV5Lxke6Rs-O
/Epoka e re/