Nitaj i përgjigjet Hotit: Raportin e Bulliqit e keni vendosur pa marrëveshje si pikë të veçantë
Po vazhdojnë akuzat dhe kundërakuzat ndërmjet Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, për gjoja ndryshimin e marrëveshjes për Projektligjin për demarkacionin ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
Nitaj nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e vet në Facebook, ka thënë se LDK-ja ka hequr nga pika 3 raportin e komisionit shtetëror për demarkacionin, që udhëhiqet nga Shpejtim Bulliqi, dhe e ka vendosur, sipas tij, pa marrëveshje, si pikë të veçantë.
Shkrimi i plotë i tij:
Hoti ose ka harru ose s’po i kujtohet
Shefi i GP të LDK-së, Avdullah Hoti e paska publikuar tekstin e asaj që po thotë se e paska lexuar në seancën e sotme.
Ndoshta ka harruar Zoti Hoti, se në seancë nuk ka përmendur as pikë as paragraf, por ka thënë se pjesë përbërëse e kētij ligji janë:
Marrëveshja për kufirin shtetëror 2015
Deklarata e përbashkët e dy prisidentëve dhe
Dokumentacioni zyrtar i Komisionit Shtetëror-për orientim.
Nderkaq në deklaratën e shkruar Dokumentacioni zyrtar i Kosmisionit Shtetëror nuk është përfshirë fare si pjesë përbërëse e Ligjit, por është ndarë me pikë të vecantë. Ndëgjojeni fjalen e Zotit Hoti dhe krahasojeni me tekstin e shkruar dhe gjykoni vetë. Kjo është kaq e thjeshtë.
MN