
Nitaj priti në një takim pune kryeshefin e AKK-së, Avni Ahmeti
Ministri në detyrë i Ekonomisë dhe Ambientit (MEA) Muharrem Nitaj është takuar me kryeshefin ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale të Kosovës (AKK) Avni Ahmetit.
Në këtë takim, Ministri Nitaj më në detaje u njoftua mbi projektet kapitale, produktet dhe shërbimet e Agjencisë Kadastrale të Kosovës, sfidat me të cilat kjo agjenci ballafaqohet, me hapat që duhen ndërmarrë për tejkalim të sfidave dhe për ngritjen e cilësisë së produkteve dhe shërbimeve kadastrale dhe pronësoro-juridike, duke e ditur se përfitues kryesorë nga ato janë institucionet e qytetarët e Republikës së Kosovës.
Ndër të tjera, kryeshefi Ahmeti njoftoi Ministrin Nitaj edhe me dy publikime të rëndësishme që AKK ka përgatitur, respektivisht; “Planit Strategjik 2021-2025” dhe “Planin e Biznesit dhe Veprimit 2021 – 2023+”, ku në detaje paraqitet vizioni i Agjencisë kadastrale të Kosovës për vitet në vijim.
Ministri Nitaj dhe Kryeshefi Ahmeti, u zotuan se do të vazhdojë bashkëpunimi dhe mbështetja nga të dyja institucionet edhe në të ardhmen.