Nitaj: Qeverinë nuk e rrëzojnë dot Isa Mustafa e Albin Kurti

05 qershor 2019 | 15:34

Dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, tashmë kanë nisur përgatitjet për ta iniciuar mocionin votëbesimin për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

Kësaj iniciative i është bashkuar edhe partia opozitare Partia Socialdemokrate.

Sipas kreut të LDK-së, Isa Mustafa, pozita nuk jep ndonjë votë për rrëzimin e Qeverisë për shkak se sipas tij ata akomoduar mirë duke punësuar njerëz nëpër dikastere që ata udhëheqin.

Një gjë e tillë sipas deputetit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Muharrem Nitaj, as që mund të ndodhë.

Ai në një prononcim për “Ballkani.info” ka theksuar se as Isa Mustafa e as Albin Kurti nuk mund ta rrëzojnë Qeverinë. Sipas tij, ky mocion nuk duket serioz e as i realizueshëm.

“Qeverinë nuk mund ta rrëzojë as Isa Mustafa e as Albin Kurti dhe këtë e dinë shumë mirë edhe ata vet. Sado e çuditshme duket, Qeverinë mund të rrezojë veç vetja e saj. Nëse partnerët e koalicionit, vendosin me u rrëzu vet, nuk e di për çfarë interesash e kalkulimesh, atëherë kjo është çështje tjetër. Kështu që mocioni i opozitës nuk duket as serioz e as i realizueshëm, sado që mund të jetë përpjekje krejt legjitime e opozitës. Unë nuk shoh terren e as klimë për një gjë të tillë. Qeveria është në realizimin e detyrave të saj, shumë të rëndësishme për vendin dhe ky angazhim nuk ka të ndalur”, ka thënë Nitaj.

Nitaj ka theksuar se nesër kryeministri Ramush Haradinaj do të realizojë një takim të rëndësishëm në Berlin ku do të diskutohet për ndryshim kufijsh dhe për mos largimin e taksës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
James Rodriguez është larguar edhe zyrtarisht nga Bayern Munchen pas…