Nitaj: Seanca për demarkacionin s’do të jetë e lehtë
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj ka thënë se më së miri do të ishte sikur marrëveshja për shënjimin e kufirit me Malin e Zi mos të nënshkruhej në vitin 2015.
Ai ka thënë se nesër nuk do të jetë një betejë e lehtë në Kuvend, por e realizueshme.
Postimi i plotë i tij pa ndërhyrje:
DEMARKACIONI
E mira e se mires do te ishte qe Kosova të mos e kishte nenshkruar asnjehere marrveshjen e demarkacinit te vitit 2015, por ja qe e ka nenshkruar.
E mira e se mires do te ishte qe demarkacioni e liberalizimi te mos kushtezoheshin njera nga tjetra, por ja qe jane lidhur.
Nga projektligji qe do te nxirret neser ne Kuvend, pashe qe nje Qeveri e pergjegjshme ka baze te mjaftueshme ligjore qe ta korrektoje kufirin.
Sigurisht se kjo nuk do te jete aspak e lehte, por eshte krejtesisht e realizueshme.
Prandaj une do ta votoj kete ligj, sepse besoj se kjo eshte “e mira” e vetme e mbetur!