Nitaj, Shala e Sveçla përfaqësojnë Kosovën në konferencën për sfidat e sigurisë
25 qershor 2018
| 19:50
Mbikqyrja parlamentare në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë dhe sfidat moderne të Sigurisë në Evropën Juglindore, janë temat bosht të një konference dyditore të vendeve të Evropës Juglindore që po i zhvillon punimet në Shkup.
Kosova në këtë konferencë përfaqësohet nga një delegacion treanëtarësh i Kuvendit në përbërje: Haxhi Shala, Muharrem Nitaj dhe Xhelal Sveçla.
Konferenca është organizuar nga Qenda për bashkëpunim në fushën e Sigurisë, RACVIAC.
Kosova në këtë Organizatë Rajonale, merr pjesë në cilësinë e vëzhguesit, por synimi i saj është që sa më parë të jetë e mundur, të bëhët anëtare me të drejta të plota.