Nitaj: Shpifja nuk rikthehet në Kodin Penal
05 qershor 2018
| 19:39
Deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj ka thënë se shpifja nuk do të rikthehet në Kodin Penal, pasi sipas tij kjo do t’i mundësonte politikanëve të fuqishëm shtypjen e medieve.
“Shpifja si mundësi rikthimi në Kodin e ri penal, është kapitull i mbyllur. Me “politikanë të fuqishëm”, ajo do të shdërrohej në instrument për shtypjen e medias!”, ka shkruar Nitaj në profilin e vet në “Facebook”.
Shkrimi i plotë :
Shpifja nuk rikthehet në Kodin Penal
Shpifja si mundësi rikthimi në Kodin e ri penal, është kapitull i mbyllur. Me “politikanë të fuqishëm”, ajo do të shdërrohej në instrument për shtypjen e medias!
Mirë që kjo u sqarua sot në Kuvend!