Nitaj: Shqetësuese heshtja e Vjosa Osmanit ndaj ndërhyrjes në dhomën e përgjimeve në Telekom
Nënkryetari i AAK-së, Muharrem Nitaj ka thënë se është shqetësuese se si po heshtë kryeparlamentarja, Vjosa Osmani lidhur me pretendimet për hyrjen e paautorizuar të zyrtarëve të VV-së në dhomën e përgjimeve në PTK.
Nitajka deklaruar se Osmani duhet të jetë në shërbim të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të qytetarëve të vendit.
“Është shqetësuese heshtja e kryeparlamentares së Kuvendit të Kosovës lidhur me pretendimet për hyrjen e paautorizuar në departamentin e përgjimeve brenda Telekomit të Kosovës, veprim që cenon rëndë të drejtat dhe liritë e qytetarëve dhe sigurinë e shtetit, ndërsa gjen kohë të reagojë për të gjitha zhvillimet që mbështesin qëndrimin politik të LVV-së”.
“Ajo si kryeparlamentare, ka një përgjegjësi politike të vihet në shërbim të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të qytetarëve që garantohen me Kushtetutën e Shtetit. E ka për detyrë, që të paktën të kërkojë hetim për alarmin e ngritur se dikush po e “spiunon” këtë popull”, ka shkruar Nitaj në “Facebook”. (A. M / Epoka e re)