Nitaj: Sot është vështirë të mos rreshtohesh pas Ramush Haradinajt
19 korrik 2019
| 19:12
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj, pas dorëheqjes se Ramush Haradinaj nga posti i kryeministrit, ka thënë se sot është vështirë të mos rreshtohen pas tij.
“Është e sata herë që Ramush Haradinaj paguan çmim të lartë për vendin e tij. Është e dyta herë që ai heq dorë nga pozita e Kryeministrit për të plotësuar atë detyrimin e drejtësisë ndërkombëtare, që ne kurrë nuk e kemi kuptuar! Sot është vështirë të mos rreshtohesh pas Ramush Haradinajt!”, ka shkruar Nitaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/