![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/01/nitaj.jpg)
Nitaj takon menaxhmentin dhe Bordit të “Trepçës”, diskutohet për problemin e borxheve
Ministri në detyrë i Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Muharrem Nitaj, ka pritur sot në takim anëtarët e Bordit dhe menaxhmentit të Trepçës.
Gjatë takimit është diskutuar për problemet me të cilat po përballet ndërmarrja Trepça në shlyerjen e borxheve që ka ndaj operatorëve ekonomik dhe në veçanti borxhin që ka ndaj KEDS-it për energjinë e shpenzuar.
Ministri Nitaj ka kërkuar nga Bordi dhe menaxhmenti i “Trepçës” që të reduktohen sa më shumë që është e mundur shpenzimet.
Po ashtu u kërkua që të shikohet mundësia e riprogramimit të borxheve.
Ministri u njoftua edhe me goditjen ekonomike që ka marrë “Trepça” nga kriza ekonomike e shkaktuar si pasojë e pandemisë, pasi ka pasur ulje të madhe të çmimit në shitjes e koncentratit mineral.
Ministri Nitaj ka kërkuar që të shikohen të gjitha mundësitë që ndërmarrja “Trepça” të fillojë të operojë me fitime.