Nitaj: Taksa, ky “mision i pamundur”!

06 mars 2020 | 20:40

Nënkryetari i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka thënë se është për keqardhje se si një qëndrim i drejtë i Ramush Haradinajt dhe AAK-së për mbajtjen e taksës, nuk u mbështet nga shumica.

“E dhimbshme se si kjo strukturë politike mbeti e vetme në betejën e saj për taksën, ani se pikërisht falë saj, u menjanua rreziku i copëtimit. Keq që nuk pati unitet për këtë temë as brendperbrenda spektrit politik e as në raport me partnerët strategjikë të Kosovës. Por jo gjithmonë shumica ka pasur të drejtë!”, ka shkruar Nitaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka theksuar se shumë herë e drejta ka qenë në anën e pakicës.

“Jam i bindur se kështu do të dalë edhe me këtë rast, por pasojat do të mbetën fatkeqesisht!”, ka shkruar Nitaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, ka reaguar pas…