Nitaj thotë se Konjufca mund të ketë bërë shkelje kushtetuese
03 shkurt 2020
| 12:28
Deputeti i LV-së, Glauk Konjufca është tërhequr sot nga pozita e kryeparlamentarit, duke ia kaluar udhëheqjen e seancës, nënkryetares së Kuvendit, Arberie Nagavci. Ndaj veprimit të Konjufcës ka reaguar zyrtari i AAK-së, Muharrem Nitaj, i cili ka thënë se më këtë veprim Konjufca mund të këtë bërë shkelje kushtetuese.
“Çdo formulë tjetër është kundërkushtetuese. Nuk është dëgjuar ndonjëherë që një person mund të votohet për minister, nese më parë nuk ka dhënë dorehëqje nga posti i kryetarit të Kuvendit”, ka shkruar Nitaj në profilin e tij në “Facebook”.