Nitaj tregon dallimin mes PAN-it dhe LV-së e LDK-së
26 dhjetor 2019
| 16:38
Ish-deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka treguar dallimin mes PAN-it dhe LV-së e LDK-së.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se PAN-i janë prishur pas dy viteve qeverisje, ndërsa LV-ja e LDK-ja janë prishur ende pa ja filluar qeverisjes.
“I vetmi ndryshim midis PAN-it dhe LV-së e LDK-së, është së PAN-i janë prishur pas pothuajse dy vjet qeverisjeje, ndërkaq këta të fundit u prishen hala pa ja filluar”, ka shkruar Nitaj.