Nitaj tregon pse qytetarët po rreshtohen pas Haradinajt

06 gusht 2019 | 11:51

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj, ka deklaruar se sot më shumë se sa asnjëherë më parë qytetarët e Kosovës  po rreshtohen pas Ramush Haradinajt.

Në profilin e vet në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo po ndodh për disa arsye të forta.

Postimi i plotë i Nitajat:

Gjuha është prej tuli dhe thotë gjithçka, e ndonjëherë flet edhe broçkulla.
Por qytetarët e Kosovës, sot më shumë se sa asnjëherë, po rreshtohen pas Ramush Haradinajt për disa arsye shumë të forta:
1. Pse e kundërshtoi ndryshimin e kufijve;
2. Pse Federica Mogherinit ia hoqi prej tavolinës temën e ndarjes;
3. Pse nuk pranoi te hiqej taksa 100 % pa njohje;
4. Pse e përmbylli procesin e krijimit të ushtrisë së Kosovës;
5. Pse nuk u nënshtrua për asnjë nga këto kërkesa dhe dha dorëheqje si burrat dhe mandatin ia ktheu sovranit!
Më e thjeshtë se kaq nuk bëhet! Të tjerat janë broçkulla!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Restoranti i quajtur Elsie’s, i cili gjendet në New Jersey,…