Nitaj: Zbatimi i planit franko-gjerman është detyrë patriotike

26 tetor 2023 | 11:46

Muharrem Nitaj, sekretar i përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë se zbatimi i menjëhershëm i planit franko-gjerman, sot është detyrë patriotike.

Ai në “Facebook” ka shkruar se Kosova e siguron veten e saj duke qenë në rresht me ShBA-në dhe BE-në.

“Kosova mund ta ketë shansin e fundit që të mos devijojë nga drejtimi i duhur e të mos dalë nga bota ku preket. Ajo mund të sigurojë veten e vet, vetëm duke qenë në një rresht me Amerikën dhe BE-në”.

“Ne duhet të heqim dorë nga logjika që të ‘pranojmë gjithçka duke kundërshtuar’”, ka shkruar Nitaj.

Prandaj, Nitaj ka thënë se “zbatimi i menjëhershëm i planit franko-gjerman, qoftë edhe unilateralisht, sot është detyrë patriotike”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës e ka shkarkuar kryesuesen e Bordit të…