Niveli energjetik i virusit Covid-19 në Wuhan të Kinës

13 prill 2020 | 08:57

Fizika simetrike është rruga e vetme për parandalimin e shpërndarjes së Coronavirusit – COVID -19 (8)

Shkruan: Naim Krasniqi, fizikan

Logjika shkencore e bazuar në ligjet e natyrës e jep saktë, se secili fenomen në natyrë intensitetin më të lartë e ka në qendër, qoftë ndonjë termet, qoftë eksplodim ashtu sikur ishte eksplodimi i centralit atomik të Qernobilit, dhe shumë fenomene të tjera.
E të themi sot se virusi Covid-19 që është përhapur në tërë botën ka nivel energjetik të njëjtë më atë që ka shpërthyer në Wuhan të Kinës nuk ka bazë shkencore.
Nisur nga logjika e mësipërme shkencore sipas fizikës simetrike, në Wuhan të Kinës virusi Covid-19 ka pasur pesë nivele energjetike që kanë vepruar njëkohësisht.

Efektet negative të ngritjes së niveleve energjetike të viruseve

Niveli energjetik i virusit (5) tek njerëzit nuk kanë zgjatur shumë dhe ka përfunduar me fatalitet.
Niveli energjetik i virusit (4) që gjithashtu përfundojë me fatalitet por një fatalitet arrihet për një kohë më të gjatë, edhe pse organizmi lufton prapë se prapë nuk mund t’i përballojë virusit të nivelit (4).
Niveli energjetik i virusit (3) mund të përfundojë me fatalitet te njerëzit që janë në moshë dhe kanë nivele të ulëta të hekurit në gjak, si dhe vuajnë nga sëmundjet kronike. Një rrezikshmëri qëndron edhe te njerëzit që kanë sasi të larta të hekurit në gjak, por pasojat ndodhin rreth janari për këta njerëz.
Niveli energjetik i virusit (2) është si një grip i zakonshëm që kalon me kohë.
Niveli energjetik i virusit (1) është grip që nuk ka simptoma dhe kalon pa u vërejtur fare.

Shpërndarja e korona virusit Covid-19 nga Wuhani i Kinës

Para se të vendosej qyteti Wuhan në karantinë, është mjaft vështirë të dihet se në cilën kohë ka shpërthyer virusi Covid-19 në Kinë. Edhe pse Kina e ka pranuar paraqitjen e virusit të parë Covid-19 në fund të dhjetorit, disa burime që ndodhen edhe tani të qasshme në internet e japin se virusi Covid-19 kishte origjinën kah mesi i nëntorit 2019, e që ka gjasa reale. Kështu që në mungesë të informatave të të infektuarit me viruse të niveleve energjetik (1), (2), (3) dhe (4) kanë lëvizur përmes aeroplanëve pa probleme nga Wuhani drejt kontinenteve të tjera, duke e përfshirë edhe Evropën, qoftë Italinë, Francën, Spanjën dhe vendet e tjera, sepse udhëtimi ka zgjatur rreth 12 orë. Prandaj nuk përjashtohet mundësia që në shumë shtete duke përfshirë edhe ato të lartpërmendurat që korona virusi Covid-19 të jetë shfaqur edhe në dhjetor, por, duke mos pasur njohur paraprake, është marrë si një grip sezonal.
Duke përjashtuar ndonjë skenar tjetër, por duke e trajtuar çështjen vetëm nga aspekti shkencor, mund të pohohet se për dallim nga të infektuarit me viruse Covid-19 të niveleve energjetike (1), (2), (3) dhe (4), ka shumë pak gjasa që të infektuarit me virusin Covid-19 të nivelit energjetik (5) te jenë larguar nga qyteti Wuhan, sepse vetë gjendja shëndetësore e tyre e rënduar i ka bërë të pamundshme udhëtimet, por që fatkeqësisht kanë përfunduar me fatalitet.
Me vendosjen e qytetit Wuhan në karantinë totale, të infektuarit me nivele më të larta energjetike (3), (4) dhe (5) shumica kanë vdekur, përpos nëpër spitale edhe nëpër banesat e tyre.
Këtë e argumentojnë edhe videot që qarkullojnë në rrjetet sociale, sidomos i të vdekurve të vendosur në qese para ndërtesave.

Përfundim

Covid-19 është pak a shumë i ngjashëm me viruset e tjera që kanë shkaktuar numër të madh fatalitetesh, si SARS etj. Po të bazohemi në ligjet e fizikës simetrike korona virusi Covid-19 është një virus sezonal që nuk ka ndryshim të madh nga gripat e tjerë të zakonshëm, sepse ka filluar nga fundi i vitit kur toka i afrohet diellit.
Zakonisht këto viruse janë lokale, por në kushtet moderne, kur kontaktet zhvillohen shpejt dhe në tërë globin, mundet qoftë në mënyrë të programuar e qoftë në mënyrë aksidentale të përhapen lehtë në tërë botën. Pasojat paraqiten të mëdha, si rrjedhojë e mosnjohurive ndaj virusit konkret, për çka edhe nuk reagohet me kohë, ose reagohet shumë ngadalë.
Po ashtu, duhet të mos përjashtohet mundësia e krijimit të virusit Covid-19 përmes kontaktit të grimcave (e,-p,-n) të ndonjë kafshe, e cila gjatë ushqimit ose në ndonjë mënyrë tjetër bie në kontakt me gjakun e njeriut. Në këto raste kemi rritjen e nivelit energjetik të grimcave (e,-p,-n) të cilat shndërrohen një virus që përhapet gjithandej, duke u shndërrua në një pandemi, sikurse është rasti me në korona virusin Covid-19.
Sikurse u shtjellua deri këtu, krejt në fund, mund të thuhet se fizika simetrike shpjegon shkencërisht mënyrën e shkaktimit, të rigjenerimit, përhapjes dhe kushteve e faktorëve të tjerë se si mund të ndikojnë, ose të shfrytëzohen për t’u mbrojtur nga përhapja e infeksioneve.

(Vijon nesër)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka thënë se…