Niveli i ujit në liqenin e Batllavës është 8.50 metra nën kuotën maksimale (Foto)
13 nëntor 2019
| 15:29
Kryeshefi ekzekutiv i Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, Ilir Abdullahu, ka thënë se niveli i ujit në liqenin e Batllavës është 8.50 metra nën kuotën maksimale.
Ai në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se niveli i ujit në liqenin e Badocit është 8.8 metra nën kuotën maksimale.
“Shpenzimi racional i ujit të pijshëm në këtë periudhë është i domosdoshëm”, ka thënë Abdullahu.
/Epoka e re/