Njё luftё pёr besimin verbёrisht e jo pёr fakte
Ines Pohl
Ka zgjedhje, qё nё fakt nuk do t`i fitosh. Pas njё viti udhёtimesh intensive pёr reportazhe nё mbarё Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs parashikimi im pёr zgjedhjet presidenciale para dy vitesh kontrastonte fort me mendimin mbizotёrues. Pёr mua ishte e qartё atёherё, qё Donald Trump kishte shanse shumё tё mira, pёr tё hyrё nё Shtёpinё e Bardhё. Ai ia arriti kёsaj. E pёr kёtё bast unё fitova njё shishe Bourbon.
Mik dhe armik
Tani dy vjet mё vonё, tё martёn, sёrish do tё votohet nё SHBA. Nё fakt nuk ёshtё fjala mё pёr presidentin, por pёr deputetёt rajonal, qё do tё zgjedhen pёr tё dyja dhomat e palamentit. Por nё Amerikёn e Donald Trumpit nё skenёn politike nuk ka asgjё qё mos tё ketё tё bёjё me tё. Pёrkatёsisht po kaq intensivisht ai ёshtё pёrfshirё nё luftёn elektorale dhe gjatё javёve tё fundit ka punuar pёr agjendёn e vet, qё ta ndajё botёn nё miq dhe armiq. Si p.sh. duke dёrguar mё shumё ushtarё nё kufirin me Meksikёn, nga sa janё dislokuar nё Irak.
Me kёtё presidenti ua lehtёson punёn kundёrshtarёve tё tij. Stili i tij troç, agresiv, ekzagjerimet e tij, e gёnjeshtrat e tij, provokojnё pa asnjё mёdyshje, objektet e tij tё sulmit nuk lenё asnjё sulm presidencial pa pёrgjigje. Kjo e mban atё vet nё aktivitet, por i frenon demokratёt, qё ata tё fokusohen tek vetvetja dhe tek ripёrtёritja nё personel e program. Ata duke u indinjuar pёr çdo tweet tё Trumpit, lenё pasdore formёsimin e njё kandidati, i cili pas dy vjetёsh me karizёm dhe me pёrmbajtjet e duhura do tё mund ta pengonte Trumpin, tё merrte njё mandat tё dytё presidencial.
Kjo ёshtё mjaft e rrezikshme nё njё sistem dy partiak polarizues, sepse akush nuk ёshtё i varur nga koalicionet, qё nё njё farё mase ta imponojnё gatishmёrinё pёr kompromise. Por ёshtё parimisht e dёmshme pёr demokracitё, kur kampet janё kaq tё pёrçara, aq sa askush nuk e dёgjon mё palёn tjetёr. E qё ndonjёherё edhe tё mund ta pranojё qё pala kundёrshtare ka tё drejtё.
Debati jo pёr argumentin mё tё mirё
Por problemi mё me pasoja qё vendi do tё trashёgojё nga Donald Trump ёshtё, shkatёrrimi i aftёsisё pёr tё debatuar mbi argumentat. Sepse kёtё e ka arritur tashmё mjeshtri i mesazheve nё “Twitter” dhe i polarizimeve. Njerёzit duan tё besojnё, atё qё ai thotё. Ata duan tё besojnё, qё ai sёrish po bёn qё vendi i tyre tё fitojё madhёshtinё e vjetёr. Ata duan tё besojnё, qё njё president i fortё i ҁliron ata nga sfidat e kёsaj bote komplekse tё globalizuar dhe u zgjidh atyre problemet.
Besimi nuk ёshtё dije. Faktet, dallimi mes sё vёrtetёs dhe gёnjeshtrёs, humbasin gjithnjё e mё shumё rёndёsinё. Kjo ёshtё e vёrteta e hidhur pas njё viti lufte elektorale tё Trumpit dhe pas dy vjetёsh tё presidencёs sё tij. Nёse hapёsirat e jehonёs sё tij do tё trazohen njё herё e po ashtu edhe tifozit mё tё madh i tij do t’i duhet tё kuptojё, qё Trump thjesht ka gёnjyer, atёherё kjo nuk do tё ketё asnjё efekt. Sepse faktet nuk vlejnё mё. Ky ёshtё problemi i mirёfilltё i Amerikёs.
Nёse gjatё kёrkimit tё sё vёrtetёs, rёndёsia e fakteve nuk luan mё rol dhe gёnjeshtrat kalohen sikur tё ishin pakujdesi të vogla, atёherё nuk ёshtё mё i mundur formimi demokratik i mendimit. Kjo do tё thotё tek e fundit, qё nёse lёkundet themeli i tё kuptuarit tonё tё shtetit dhe demokracisё, autokratёt jo vetёm qё marrin pushtetin, por afatgjatё edhe mund ta sigurojnё atё./DW/