Njazi Thaçi: KEK-u është fuqia më e madhe ekonomike dhe sociale në Kosovë
Drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Njazi Thaçi, ka vizituar sot Termocentralin “Kosova B” me ç’rast ka thënë se është kënaqësi kur sheh punëtorët duke punuar me shumë vullnet dhe në nivel të lartë të përgjegjësisë.
Ai ka bërë me dije se remontet janë gati siç është paraparë do të përfundohen me më 15 nëntor dhe do të jenë të gatshme për prodhim gjatë sezonit të dimrit.
Thaçi ka vlerësuar se KEK-u është fuqia me e madhe ekonomike e sociale në Republikën e Kosovës.
“Kënaqësi kur sheh kaq shumë punëtorë duke punuar me shumë vullnet dhe në nivel të lartë të përgjegjësisë. Kjo atmosferë e punës është gjithmonë në Termocentralin “Kosova B”. Nga hyrja e në të gjitha repartet, deri në dhomën e monitorimeve i gjithë stafi në krye të detyrave dhe përgjegjësive. Natyrisht, për këtë frymë të mirë të punës dhe rezultatet e arritura, janë të gjithë punëtorët, menaxhmenti dhe Luigj Imeri, Drejtori i TC “Kosova B”. Remontet janë gati, siç është paraparë do të përfundohen me datën 15.11.2018 dhe do të jenë të gatshme për prodhim gjatë sezonit të dimrit. Respekt për të gjithë punëtorët e KEK-ut. Do jemi bashkë dhe krenar për të shënuar rezultatet edhe me të mëdha. KEK-u është fuqia me e madhe ekonomike e sociale në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Njazi Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/