Një 10 vjeçar mbytet në Drinin e Bardhë

22 qershor 2019 | 19:54

Një dhjetë vjeçar nga Kramoviku në komunën e Rahovecit ka vdekur në Drinin e Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi përmes një postimi në profilin e vet në “Facebook”.

“Sot në ujërat e Drinit të Bardhë u mbyt fëmija 10 vjeçar, Odise Naim Thaçi nga Kramoviku. Në këtë momente të rënda të dhimbjes dhe pikëllimit për familjarët, pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta. Vdekje si kjo e Odiseut na pikëllojnë të gjithëve. Pusho në paqe, Odise”, ka shkruar Latifi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi sot se, ish-presidenti i…