Një 16 vjeçar, viktima më e re në Kosovë
11 mars 2021
| 10:08
Në prag të një vjetorit të pandemisë, në mëngjesin e të enjtes e ka humbur betejën me Covid-19 një 16-vjeçar nga Vitia.
Lajmin e ka konfirmuar infektologia nga Spitali Regjional i Gjilanit, Dr. Selvete Shurdhani.
“I ndjeri ka pasur ndryshime të mëdha në mushkri dhe temperaturë të vazhdueshme. Na ka tmerruar humbja e tij. Unë e kam pranuar pra 7-8 ditëve, ka qenë në gjendje të rëndë dhe është trajtuar deri sot nën mbikëqyrje maksimale nga i tërë stafi i Repartit të Infektives. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes”, ka thënë Shurdhani për Mediafokus.info.
Ky është rasti i parë në Kosovë moshë të re që nuk i mbijeton virusit.
Deri tani, betejën me Covid-19 brenda një viti e kanë humbur 1,674 kosovarë.