Një 19 vjeçe nga Vushtrria ndërroi jetë, dyshohet se nuk e kontrolloi mjeku
29 mars 2020
| 11:37
Mëngjesin e së shtunës në spitalin e Vushtrrisë ka vdekur një 19-vjeçare. Policia në raportin 24 orësh ka dhënë hollësi nga ky rast: “19-vjeçarja ishte dërguar nga familjarët në spital sa ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërkaq gjatë trajtimit mjekësor ka ndërruar jetë”.
Po ashtu, njoftohet se viktima kishte qenë te mjeku para disa ditëve dhe është udhëzuar që të spitalizohet në Klinikën Infektive, mirëpo për shkak të rrethanave të pandemisë nuk është kontrolluar te mjeku. “Viktima ishte paraqitur para disa ditëve te mjeku dhe ishte udhëzuar që të spitalizohet në Infektivë por, për shkak të rrethanave të pandemisë, e njëjta nuk ishte kontrolluar te mjeku”, thekson raporti i policisë.