Një 23 vjeçare ther me thikë një 38 vjeçar në Ferizaj, arrestohet e dyshuara
Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 19:40 ka pranuar një informacion se në rrugën “Bajram e Gursel Sylejmani ” në Ferizaj është një rast therje me mjet të fortë (thikë).
Në lidhje me këtë, policia, e më pas edhe hetuesit e stacionit policor të Ferizajt kanë marr veprimet e nevojshme dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Në afërsi të vendit ku ka ndodhur ngjarja është arrestuar personi i dyshuar me inicialet E.H (F/K) e moshës 23 vjeçare, e cila kishte therur me një mjet të fortë ( thikë) personin tjetër me inicialet P.A (M/K) i moshës 38 vjeçar, duke i shkaktuar lëndime trupore, i cili për ndihmë mjekësore është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, thuhet në njoftim.
Tretman mjekësorë ka pranuar edhe e dyshuara në këtë rast, e cila më pas është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj.
Shkak i këtij incidenti kishte ardhur pas një mosmarrëveshje që kishin mes vete.
Ndërkaq, në vendin ku ka ndodhur ngjarja janë kyçur edhe Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, për të mbledhur dëshmi materiale dhe deklarative se si ka ardhur deri te ky incident.
E dyshuara, pasi intervistohet nga hetuesit rajonal, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.