Një 24-vjeçar arrestohet pasi tentoi të korruptonte punonjësit e policisë kufitare me 50 euro

28 tetor 2020 | 11:45

Policia Kufitare e Rinasit ka arrestuar një 24-vjeçar pasi tentoi të korruptonte punonjësit e policisë kufitare me 50 euro.

“Si rezultat i shtimit të kontrolleve në zbatim të masave parandaluese për moslejimin e udhëtimit drejt vendeve të BE-së të atyre shtetasve që nuk plotësojnë kushtet për të lëvizur në hapësirën Schengen, shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas kanë arrestuar në flagrancë, për veprën penale ‘Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike’, shtetasin L. L., 24 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të dokumentacionit dhe intervisitimit për qëllimin e udhëtimit në vendet e BE-së, ky shtetas, duke qenë se ai nuk justifikonte qëllimin e lëvizjes dhe nuk plotësonte kushtet për të udhëtuar në hapësirën Schengen, i ka ofruar punonjësit të Policisë 50 euro, për ta lejuar që të vijonte udhëtimin”, ka njoftuar Policia e Shqipërisë.

Policia Kufitare apelon për të gjithë shtetasit që duan të udhëtojnë drejt vendeve të BE-së, që në rast se nuk plotësojnë kushtet për të lëvizur në hapësirën Schengen, të mos ndërmarrin asnjë veprim të kundërligjshëm, të mos përpiqen për të korruptuar punonjësit e policisë pasi do përballen me ligjin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në videon e sotme të shpërndarë nga ministrja e Shëndetësisë…