Një 33-vjeçare e ther me thikë bashkëjetuesin në Fier
08 mars 2023
| 14:21
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të këtij 8 Marsi në lagjen “Liri” në Fier.
Një grua 33-vjeçare, nënë e 3 fëmijëve, ka plagosur me thikë bashkëjetuesin e saj, 33 vjeç me inicialet A.J, raporton “Oranews”.
Në vendngjarje ka shkuar policia që ka arrestuar gruan ndërsa i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.