Një 36 vjeçare gjendet pa shenja jete në Llaushë të Skenderajt
20 nëntor 2022
| 21:50
Një femër 36 vjeçare është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në fshatin Llaushë të Skenderajt.
Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Rreth orës 18:00, nga ana e familjarëve është raportuar se në fshatin Llaushë të Skenderajt, në shtëpinë e saj është gjetur pa shenja jete viktima femër e moshës 36 vjeçare.
Ai ka theksuar se hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.
“Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, shtoi Zaiti.