Një 37-vjeçar gjendet pa shenja jete në një veturë në Kaçanik

20 dhjetor 2022 | 21:06

Mbrëmjen e së martës një person është gjetur pa shenja jete në Kaçanik.

Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka thënë për Telegrafin se viktima është një 37-vjeçar, derisa i njëjti është gjetur pa shenja jete në një veturë në rrugën “Vëllezërit Çaka” në Kaçanik.

“Sot, rreth orës 16:25 policia e Kaçanikut ka pranuar një informacion se në rrugën “Vëllezërit Çaka” në Kaçanik, në një veturë dyshohet se një person Z.S (M/K) i moshës 37 vjeçar dyshohet se është pa shenja jete”, deklaroi Veseli.

“Policia e rendit e më pas edhe policët hetues, menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin ngjarjes së bashku me një ekip të Emergjencës së Kaçanikut dhe nga mjeku kujdestar është konstatuar se viktima është pa shenja jete”, shtoi zëdhënësi i policisë për Rajonin e Ferizajt.

Veseli tha se policia ka siguruar perimetrin e vendit të ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i ka nisur hetimet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka thënë se “barrikadat…